Ekstradohet nga Anglia Gentian Doda, korruptoi me 30 mijë euro ish-gjyqtarin Shkëlqim Miri

Shqipëria

Ekstradohet nga Anglia Gentian Doda, korruptoi me 30 mijë euro ish-gjyqtarin Shkëlqim Miri

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 14:01
Gentian Doda, Shkëlqim Miri

Ekstradohet nga Londra, Gentian Doda, 41 vjeçari i cili i pagoi me anë të sekserëve 30.000 euro ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri për ta liruar.

Arrestimi i 41-vjeçarit, lindur në Tiranë, u bë në kryeqytetin britanik më datë 6 Maj 2019 falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Manchester

Gentian Doda ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal nr. 416, datë 10.11.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të drejtësisë” .

Gjithashtu, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin penal nr. 1249, datë 09.11.2017 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi Gentian Doda në bashkëpunim me shtetas të tjerë i ka dhënë një shumë prej 30.000 eurosh gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri, me qëllim lehtësimin e pozitave të tij dhe lirimin nga burgu për të ndryshuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, e cila me vendimin penal nr. 41, datë 26.01.2001 e kishte dënuar këtë shtetas me 20 vjet burgim për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin penal nr. 896, datë 07.06.2017 ka vendosur lënien në fuqi të vendimin penal nr. 94, datë 20.09.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, duke favorizuar pozitën e shtetasit Gentian Doda dhe lirimin e tij nga burgu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat