“Fast and furious” në rrugët e Tiranës, e pësojnë 67 shoferë

Shqipëria

“Fast and furious” në rrugët e Tiranës, e pësojnë 67 shoferë

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

Policia Rrugore njofton se ditët e fundit nga ana e banorëve të zonës së unazës së madhe, janë adresuar  shqetësime dhe ankesa të shumta mbi zhurmat që shkaktohen nga automjetet kryesisht sportive.

Sipas policisë këto veprime të disa drejtuesve të mjeteve janë kthyer jo vetëm në shqetësim për banorët e zonës, por edhe një rrezik i shtuar për aksidente.

“Me qëllim ndëshkimin e këtij fenomeni sa shqetësues aq edhe të rrezikshëm, si dhe parandalimin e aksidenteve, Policia Rrugore e kryeqytetit në bashkëpunim me sektorin e forcës së posaçme “Shqiponja” dhe “Shigjeta”, ka monitoruar dhe dokumentuar me agjentë civilë apo të uniformuar një sërë shkeljesh në këtë segment rrugor dhe ka proceduar e dërguar praktikat për gjykim në Organin Administrativ Shtetëror, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për 7 drejtues mjetesh që “garonin” me shpejtësi thuajse dyfishin e asaj të lejuar.

Për 12 drejtues mjetesh është bërë verifikimi me radar dhe tërheqja e lejes së drejtimit, pasi janë konstatuar duke qarkulluar mbi normat e lejuara, si dhe janë vendosur 67 masa të tjera administrative për shkelje të ndryshme gjatë veprimeve policore”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat