Lirohen 1000 m2 plazh i zaptuar, procedohen 2 biznesmenë

Shqipëria

Lirohen 1000 m2 plazh i zaptuar, procedohen 2 biznesmenë

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 10:18
Pamje nga videoja

Policia e Kavajës ka liruar 1000 m2 plazh të zaptuar në plazhin e Qerretit dhe Spillesë dhe ka proceduar dy pronarë subjektesh.

Lirimi i hapësirave erdhi si rezultat i operacionit "Plazh i lirë", që synon ndëshikimin e infomalitetit.

Të proceduarit janë shtetasit A.B  dhe E.H. Ndaj tyre rëndojnë veprat penale: "Fshehja e të ardhurave",  "Mospagimi i taksave dhe tatimeve" dhe "Pushtimi i tokës". Në zonën e Qerretit dhe në Spille këta shtetas  kishin zënë hapsirën e plazhit me shezlonge, çadra e karrige.

Sekuestrimi - Policia e Kavajës ka sekuestruar rreth 200 komplete çadra e shezlongë të vendosur në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu bëhet e ditur se Policia ka çuar në Prokurori dokumentet për veprën penale  "Shpërdorimi i detyrës",  në ngarkim  të zyrtarëve të tatim taksave në  Bashkinë Kavajë. Ata janë proceduar më parë gjatë operacionit "Palzh i Lirë"  të zhvilluar në Golem,  pasi nuk kanë kryer detyrën. Ata kishin lejuar që këto biznese dhe të tjera të proceduara më parë nga Policia, të ushtronin aktivitet në mënyrë të kundërligjshme.

Operacioni është në vijim në gjithë vijën bregdetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat