Nuk do e besoni sa shënoi termometri dje në Gjirokastër

Shqipëria

Nuk do e besoni sa shënoi termometri dje në Gjirokastër

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Temperaturat kanë shënuar të dielën vlerat më të larta të këtij viti.

Termometri regjistroi 40 gradë Celsius në Koplik dhe Elbasan, ndërsa në Berat, Kuçovë dhe Gjirokastër u tejkalua vlera 40. Temperatura më e lartë është shënuar në Gjirokastër, 41,3 gradë Celsius.

Këto temperatura shënohen në Shqipëri sa herë ka masa ajrore afrikane drejt Europës Jugore.

Sa i takon kësaj jave, parashikohet një ndryshim i motit të mërkurën kur priten edhe reshje në pjesën më të madhe të vendit duke normalizuar edhe temperaturat maksimale në vend të cilat pritet te shënojnë 33-34 gradë Celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat