“Vrasje në mes të ditës, para të gjithëve”, Dom Gjergj Meta: Deri kur kështu?!

Shqipëria

“Vrasje në mes të ditës, para të gjithëve”, Dom Gjergj Meta: Deri kur kështu?!

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 13:22
Dom Gjergj Meta

Në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Rrëshen, aty ku u vra Armando Gjini, reagon edhe Dioqeza e Rrëshenit.

Gjini u vra në sy të dy fëmijëve, në mes të ditës në trotuarin e Katedrales së qytetit.

Dom Gjergj Meta, thotë se vrasja e 48-vjeçarit u realizua me gjakftohtësi të plotë dhe në sy të të gjithë qytetarëve.

“Mu në mes të ditës, në mes të qytetit, në trotuarin e Katedrales së Rrëshenit, sot u mor një jetë në mënyrë kriminale, me gjakftohtësi, para syve të të gjithëve. Deri kur kështu?”, thuhet në reagimin e Dom Gjergj Metës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat