Shpërthen në flakë autobusi i linjës Tiranë- Prishtinë, dalin pamjet

Shqipëria

Shpërthen në flakë autobusi i linjës Tiranë- Prishtinë, dalin pamjet

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 20:58
Pamje nga video

Një autobus i linjës Tiranë- Prishtinë ka shpërthyer në flakë këtë paradite në Rrugën e Kombit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 për shkaqe ende të pazbuluara. Shoferi ka pikasur flakët dhe menjëherë ka ndaluar.

Pasagjerët kanë dalë me shpejtësi, por përveçse momenteve të panikut fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.

Autobusi ndërkohë është përfshirë plotësisht nga flakët dhe është shkrumbuar i tëri.

Zjarrfikësit dhe forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur punën hetimore.

Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i zjarrit mund të jetë bërë ndonjë shkëndijë elektrike në autobus.

Pamjet u përcollën nga report tv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat