Insekticidet e palejuara, Sunfire kërkon 20 ditë për tu shpërbërë

Shqipëria

Insekticidet e palejuara, Sunfire kërkon 20 ditë për tu shpërbërë

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 12:32
Sunfire kërkon 20 ditë për tu shpërbërë

Farmacitë bujqësore shesin ilaçe të rrezikshme për shëndetin e konsumatorit. Insekticidi me emrin ‘Sunfire’ origjinën e ka nga Kili, këtë gjë e tregon etiketa në gjuhën spanjolle. Helmi, Sunfire kërkon kohë të biodegradohet. Për pasojë sa më e gjatë të jetë koha e karencës aq më i lartë është niveli toksik i preparatit bujqësor.

Nëse spërkasim perimet e serës më këtë ilaç të rrezikshëm, sipas të dhënave, prodhimi bujqësor mund të konsumohet pas një javë. Ndërsa në fruta-perimet që kultivohen në fushë, Sunfire kërkon më shumë se 20 ditë për t’u shpërbërë.  Edhe pse në treg qarkullojnë shumë  emra preparatësh që luftojnë tutën e domates, duket se Sunfire është i pakonkurrueshëm.

“Korageni është një preparat i regjistruar dhe i miratuar nga Ministria e Bujqësisë ka karencën më të ulët që mund ta ketë çdo insekticid 1-2 ditë. Nëse ne spërkasim me këtë insekticid do të japi efektin për dy-tre ditë, por gjithashtu do të kemi mundësi ta vjelimin prodhimin pa e dëmtuar konsumatorin”, thotë agronomi Sejad Isufaj.

Bashkëpunimi ndërmjet kontrabandistëve, farmacive bujqësore dhe fermerëve duket se është më i fortë se kontrollet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Në këtë stinë Sunfire vdekjeprurës përdoret në masë nga fermerët  pasi krimbi dhe flutura e bardhë kanë pushtuar të mbjellat dhe zgjidhja më e mirë sipas fermrëve është Sunfire i ndaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat