Vrasësi i dytë i Artan Cuskut, arrestohet në Greqi bashkëpunëtori Kristaq Leci - Bota Sot
Vrasësi i dytë i Artan Cuskut, arrestohet në Greqi bashkëpunëtori Kristaq Leci

Shqipëria

Vrasësi i dytë i Artan Cuskut, arrestohet në Greqi bashkëpunëtori Kristaq Leci

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 12:34
Artan Cusku

Kristaq Leci, bashkëpunëtor i Mikel Shallarit në vrasjen e ish-kryekomisar Artan Cukut, është arrestuar në Greqi.

Sipas hetimeve që janë kryer nga Prokuroria për vrasjen e Cukut, Mikel Shallari është vrasësi me pagesë i Artan Cukut, vrasje e porositur nga Bledar Jambelli. Ndërsa u shpall në kërkim dhe Kristaq Leci, si bashkëpunëtor në vrasjen e kryepolicit, i arrestuar së fundmi në Greqi.

Artan Cuku dyshohet se u vra për shkak të detyrës. Në fakt, Mikel Shallari pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë dhe zbuloi emrin e porositësit të vrasjes dhe bashkëpunëtorit të tij.

Shallari i përmendi prokurorëve emrin e Bledar Jambellit, si porositës dhe atë të Kristaq Lecit si bashkëpunëtor. Të dy këta persona u shpallën në kërkim nga autoritetet, ndërsa Leci dje ka përfunduar në prangat e policisë greke dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri.

Sipas dosjes hetimore për vrasjen e Artan Cuku, Bledar Jambelli nga verifikimet e kryera është konfirmuar se deri para pak javësh qëndronte në kryeqytetin spanjoll në Madrid. Madje autoritetet shqiptare i kanë dërguar të dhëna autoriteteve spanjolle mbi identitetin e Jambellit, në mënyrë që të bëhet e mundur kapja dhe arrestimi i tij.

Autoritet shqiptare i kanë dërguar shenjat e gishtave dhe disa foto të tij autoriteteve spanjolle, për shkak se Jambelli ka ndryshuar herë pas herë vendin e strehimit dhe duke përdorur dokumente të falsifikuara ka mundur t’iu shpëtojë policisë.

Sipas burimeve nga grupi hetimorë në Spanjë ai dyshohet se është ribashkuar me një grup shqiptarësh të përfshirë në trafik droge e vrasje. Këto aktivitetet të paligjshme shkaktuan një luftë mes bandave shqiptare në Spanjë. Ndërkohë, për Lecin, policia shqiptare po përgatit dosjen e ekstradimit, me akuzën e vrasjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...