Berisha: Ramës po i shtrëngohet laku, po shet edhe Olsi drogën për lëkurën e tij

Shqipëria

Berisha: Ramës po i shtrëngohet laku, po shet edhe Olsi drogën për lëkurën e tij

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 18:53
Sali Berisha

Ish- kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me deklaratën e bërë pak më parë të kryeministrit Rama lidhur me akuzat e PD-së ndaj Valdrin Pjetrit.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se Ramës po i shtrëngohet laku në fyt dhe se deklarata ishte edhe për vëllain e tij Olsi Ramën. Rama u shpreh i qartë se deri në vërtetimin e pafajësisë, PS dhe Valdrin Pjetri i kanë rrugët e ndara.

“Edvin Mafia për lëkurën e tij po shet Olsi Drogën! Miq, Edvin Drogës po i shtrëngohet laku në fyt! Pasi e kishte mbrojtur deri sot Valdrin Drogën dhe kishte bllokuar hetimet, sot ai në një postim në tëitter deklaroi:

“Jo Valdrini, po vëllai im të jetë ( fjala është për Olsin), s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua, në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale,( me fjalë tjera është e Olsit dhe jo familjare).  Edvin je i pashpresë, çfarë është e Olsit është edhe e jotja dhe kjo është e dokumentuar”, shkruan Berisha.

Sipas tij, nëpërmjet këtij reagimi Rama tregon se është informuar se është i dokumentuar me zë dhe figurë bashkëpunimi i ngushtë i Olsit me kreun e grupit të Xibrakës, Genti Xhixha.

“Miq, këtë deklaratë Edvin Droga e bëri për Olsin sepse duket se është informuar se është i dokumentuar me zë dhe figurë bashkëpunimi i ngushtë i Olsit me kreun e grupit të Xibrakës, Genti Xhixha, të cilin vëllaçko Olsi e përcolli nga Shqipëria pas lëshimit të urdhër arrestit nga prokuroria.

Përveç kësaj, vet Edvini është në tavë por duket se po pregatit Olsin që të dëshmojë kundër përgjegjësisë dhe implikimit familjar. Ndaj dhe Edvini mbyll postimin e tij në twitter: “Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual!”! Edvin, akuzoje sa të duash Olsi drogën, vetë nuk ke shpëtim. Rama ik!”, përfundon reagimin e tij Berisha.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat