Mbarojnë pritjet, patentën shqiptare do ta merrni vetëm për 30 minuta! - Bota Sot
Mbarojnë pritjet, patentën shqiptare do ta merrni vetëm për 30 minuta!

Shqipëria

Mbarojnë pritjet, patentën shqiptare do ta merrni vetëm për 30 minuta!

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 21:08
Ilustrim

Lëshimi i kartonit të lejes së drejtimit të automjeteve (Patenta) do të realizohet vetëm në 30 minuta. Blendi Gonxhja, drejtues i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), deklaron se kartoni do të merret në të njëjtën ditë që aplikuesi bën kërkesën.

“Personalizimi/Lëshimi i kartonit të ri të Leje Drejtimit (Patenta) nga 15 Gushti do realizohet në vetëm 30 minuta! Aplikon për kartonin, dublikat, rinovim apo hera e parë pasi ke marrë provimet? Nuk tallemi – e merr po atë ditë, pa ardhur 2 herë”, thotë Gonxhja për Top Channel.

Asnjë tarifë ekstra nuk do të shtohet për këtë shërbim.

“Risia starton me Tiranën që lëshon ~45% e nr total! (kjo do ndihmojë që edhe me qytetet e tjera të ulim shpejt kohën!) Paisjet e reja dhe sistemi eDM i gjithëpërditësuar, investime strategjike e të konsiderueshme të DPSHTRR, shpejtojnë shërbimin për qytetarin!Në Nëntor 2018 ky proces vononte 15 ditë! Punuam, zhvilluam, programuam dhe riinvestuam nga të ardhurat që sot Tirana të shërbehet 720 herë më shpejt se 8 muaj më parë! Në 2018-ën dy muaj u bllokua fare prodhimi, nuk kishte prokate, u bë torturë për qytetarët! Në 2019-ën deri sot asnjë ditë bllokim shërbimi! As mik, as bakshishe, jo privilegj por e drejtë për të gjithë”, thotë drejtori i DPSHTRR.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...