Plane për pushime? Nga nesër shi dhe rënie temperaturash - Bota Sot
Plane për pushime? Nga nesër shi dhe rënie temperaturash

Shqipëria

Plane për pushime? Nga nesër shi dhe rënie temperaturash

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 21:26
Ilustrim

Nga nesër do të ketë reshje shiu. Për disa lajm i mirë, e për disa ndoshta jo, por Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëron vranësira dhe më pas reshje shiu duke nisur nga mesdita, kryesisht në veri të vendit. E këto reshje do të sjellin dhe rënie temperaturash.

“Ditën e mërkurë, moti në vend do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme në veri. Kthjellimet e mëngjesit do të pasohen nga zhvillime vranësirash.

Reshjet e shiut parashikohen të bëhen të pranishme në mesditë e pasdite në veri. Në formë të lokalizuar rrebeshe afatshkurtra në këto zona.

Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë dhe përkohësisht mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim të forcës 2 ballë”, thuhet në parashikimin e SHMU.

Temperaturat do të pësojnë rënie në mesditë. Parashikohen në:

vendet malore 20 deri në 33°C

vendet e ulëta 22 deri në 38°C

vendet bregdetare 23 deri në 35°C.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...