Shpallet tenderi për sistemin e ri të sigurisë për burgun e më të “fortëve” - Bota Sot
Shpallet tenderi për sistemin e ri të sigurisë për burgun e më të “fortëve”

Shqipëria

Shpallet tenderi për sistemin e ri të sigurisë për burgun e më të “fortëve”

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 23:57
Ilustrim

Burgu i Peqinit pritet të ketë një sistem sigurie të ri. Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve ka shpallur tenderin në Agjencinë e Prokurimit Publik, i cili do të qëndrojë i hapur deri në 23 gusht.

Rreth 3 milionë lekë do të investohen në sistemin e sigurisë, që përfshin sistemin e kamerave, monitorimin virtual, sistemin kompjuterik, e jo vetëm. Ky sistem i ri pritet të vendoset në funksion brenda 20 ditësh që nga nënshkrimi i kontratës me kandidatin fitues të tenderi, percjell scan.

Burgu i Peqinit është një nga burgjet më të përmendura në media. Kjo e fundit ama, jo për ‘popullaritet’ pozitiv, pasi protagonizmi ka qenë për shkak të skandaleve, konflikteve, sherreve, ‘call center-it’ brenda burgut, arrestimeve të gardianëve të përfshirë në skandale apo dhunës së ushtruar ndaj tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...