Zjarr masiv në Ersekë, vështirësi në ndërhyrjen e zjarrfikëseve

Shqipëria

Zjarr masiv në Ersekë, vështirësi në ndërhyrjen e zjarrfikëseve

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Një zjarr i madh raportohet të ketë përfshirë një masiv pyjor në Ersekë.

Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Boshanj.

Rreth 15 hektarë me pisha dhe dushk janë përfshirë nga flakët.

Sakaq, ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po hasin vështirësi në ndërhyrje për shkak të terrenit të thyer malor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat