Bashkia e Tropojës, pas tre dekadave merret nga Partia Socialiste

Shqipëria

Bashkia e Tropojës, pas tre dekadave merret nga Partia Socialiste

Ibrahim Hajdarmataj Nga Ibrahim Hajdarmataj Më 14 gusht 2019 Në ora: 11:44
Kryetari i bashkise Bajram Curri, Rexhë Byberi, kryetarja e këshillit bashkiak Shotë Bashaj dhe deputeti i Kuvendit Ilir Beqaj.

Me 13 gusht 2019,në zyren e nenprefektit te Tropojes u zhvillua mbledhja per konstituimin e keshillit bashkiak dhe betimin e kryetarit te bashkise.

Pas Hymnit te Flamurit,mbledhjen e deklaroi te hapur keshilletari me i vjeter,i cili mbajti fjalen e rastit ,Z.Ukë Haxhi Kurmekaj.Pastaj kryetari i verifikimit te mandateve,Z.Xhavit Rexhep Çelaj, deklaroi se 21 keshilltare te keshillit bashkiak te bashkise Tropoje,sipas dokumentave jane konform ligjit.Me kete rast u zgjodh kryetare e keshillit bashkiak Znj.Shotë Myftar Bashaj dhe kryetar i bashkise Tropoje Z.Rexhë Byberi ,i cili beri betimin para keshilletareve.Ndersa zv/ministri i Puneve te Brendshme,Z.Besfort Lamallari ,pershendeti te pranishmit,duke iu uruar suksese te metejshme dhe kryetarit te bashkise,Z.Rexhë Byberi,i dorezoi nje lidhje te botimeve te akteve ligjore te Keshillit te Ministrave.Gjithashtu edhe deputeti i kuvendit popullore ,Z. Ilir Beqaj,beri pershendetjen e rastit.

Ne fund ,prefekti i qarkut te Kukesit,Z.Zenel Kuçana,mbajti fjalen e rastit,i cili nder te tjera tha:

”Që sot e tutje pavaresisht se cilin subject politik keni perfaqesuar,ju jeni perfaqesues te te gjithe qytetareve te Tropojes,duke mos shikuar silueten e askujt nese eshte i majte ,i djathte,i qendres etj.Ata jane te gjithe qytetare te barabarte dhe ju jeni sherbetoret besnik te tyre.

Perkushtimi ,vizioni i gjere,mendimi i specializuar,duhet te konkretizhet te interesi i pergjithshem i qytetareve,i qytetit,njesise administrative dhe fshatit.

Ky relacion per secilin prej jush,duhet te prevalojne mbi cdo interes tjeter.

Betimi juaj sot me fjale,duhet te perkthehet neser ne praktike me vepra reale qe jut e justifikoni besimin e dhene nga qytetaret e Tropojes.

Ne emer te kryetarit te Keshillit te Ministrave ,Z.Edi Rama,ju uroj suksese dhe dalshi faqebardhe ne punen tuaj misionare,fisnike,ju 21 keshilltare ,perfaqesues te 13 partive politike ,si dhe kryetarin e bashkise sapo zgjedhur,Z.Rexhë Byberi. “

Me dhjetra qytetare dhe perfaqesues te komuniteteve fetare dhe OJF-ve ,nen tingujt e daulleve dhe kercimeve karakteristike tropojane te çikave te qytetit te Bajram Currit,te gjithe se bashku festuan ne lokalin “Mefati” me nje koktej.

Pastaj u drejtuan drejt bashkise,te cilet gjeten zyren e ish-kryetarit te bashkise dhe te sekretarise se tij te hapur.Disa zera thashethemexhinjshe flisnin para disa diteve ,se bashkia e qytetit Bajram Curri,e drejtuar qe 3 dekada nga Partia Demokratike,duke qene vendlindja e Sali Berishes,nuk do ju dorezohej socialisteve,zerat e thashethemeve shkonin deri atje, saqe edhe tanket po te vijne ,bashkia nuk dorezohet.Ndodhi krejtesisht e kunderta,demokratet tropojane u treguan tolerante ,te qete dhe fisnike,asnje nga ata nuk bene veprime jashte ligjeve.Kjo tregon mencuri dhe pjekuri politike.

…..Lehte trokita tek informacioni i bashkise Bajram Curri,sot me 14 gusht 2019 ,ne oren 10:00 te mengjesit,ku bisedova me punonjesen e kesaj bashkie,Z.Sanie Sulaj:

-A eshte paraqitur kryetari i bashkise ne pune?

-Po!

-A jane paraqitur punonjesit e bashkise ne pune?

-Po!

-A kishte probleme?

-Asnje problem,cdo gje normale,biles punonjesit e pershendeten dhe e uruan kryetarin e ri te bashkise.

-Faleminderit.

Shume pozitiv eshte fakti ,se ne bashkine Bajram Curri jeta vazhdon normale.

Image
Kryetari i bashkisë Bajram Curri, Rexhë Byberi, prefekti i qarkut Kukes, Zenel Kuçana dhe zv/ministri i Puneve të Brendshme, Besfort Lamallari.
Image
Grup intelektualesh me kryetarin e bashkisë.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat