Basha akuza Ramës: Pjetrin e doje në Shkodër për të garantuar rrugët e trafikut - Bota Sot
Basha akuza Ramës: Pjetrin e doje në Shkodër për të garantuar rrugët e trafikut

Shqipëria

Basha akuza Ramës: Pjetrin e doje në Shkodër për të garantuar rrugët e trafikut

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 13:52
Lulzim Basha

Kryeopozitari Lulzim Basha shprehet i bindur se kryeministri Edi Rama ishte tërësisht në dijeni të dënimit të Valdrin Pjetrit në Itali, por sërish e dërgoi në Shkodër për ta zgjedhur kryebashkiak. Sipas Bashës, një nga arsyet kryesore pse Rama e donte Pjetrin në Shkodër ishte për të garantuar rrugët ndërkombëtare të trafikut të drogës dhe qenieve njerëzore.

“Valdrinin e çoi në Shkodër Edi Rama, duke e ditur se kush ishte edhe vëllai i tij, duke inauguruar hotelin e drogës. Dhe me qëllimin që ai të garantonte trafikun e drogës dhe të qenieve njerëzore në rrugën e Ballkanit, të cilat kalojnë përmes Shkodrës”, tha Basha.

Edi Rama e dinte shumë mirë kush ishte Valdrini, tha Basha, por atij i duhej pikërisht Valdrini në Shkodër si kryetar i bashkisë dhe si drejtues politik.

“Për Valdrinin, Edi Rama hyri në Shkodër i armatosur me forca speciale. Për Valdrinin, Edi Rama ishte i gatshëm të fuste Shkodrën në përplasje civile. Për Valdrinin, Edi Rama e provokoi Shkodrën me një 2 prill të dytë”, tha kreu i PD-së.

Basha renditi edhe emrat e disa kryebashkiakëve të tjerë të PS që, sipas tij, janë të përfshirë në vjedhje votash dhe bashkëpunim me krimin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...