“Sistemi thesarit nuk funksionon”, Jorida Tabaku: Ose po bëhen ribursime të fshehta ose Qeveria nuk ka më para

Shqipëria

“Sistemi thesarit nuk funksionon”, Jorida Tabaku: Ose po bëhen ribursime të fshehta ose Qeveria nuk ka më para

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 14:05
Jorida Tabaku

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se sistemi online i thesarit nuk funksionon që prej datës 2 gusht. Me këtë mosfunksionim, sqaron Tabaku, nuk ka asnjë mënyrë se si të aksesohen dokumentet zyrtare.

“Çfarë po ndodh me sistemin e Thesarit? Që prej datës 2 Gusht sistemi i thesarit online nuk funksionon! Që kjo qeveri ka thyer çdo standart transparence është e qartë! Nuk publikohen me tenderat online, nuk dalin më vendimet e qeverisë në fletoren zyrtare, as dekretet e presidentit, nuk publikohen më ligje në faqen e kuvendit. Faktikisht, nuk ka me asnjë mënyrë se si të aksesosh dokumente zyrtare”, shprehet përfaqësuesja e PD-së.

Sipas Tabakut, fakti që sistemi i thesarit nuk funksionon prej më shumë se 10 ditësh do te thotë dy gjëra: “ose janë duke kryer pagesa e rimbursime që duan t’i mbajnë të fshehta ose qeveria shqiptare ka më shumë se 10 ditë që nuk bën pagesa pasi qeveria nuk ka më parà!”

“Kushdo qoftë arsyeja ajo çfarë vlen për t’u theksuar është terri i plotë informativ mbi veprimet e qeverisë. Tanimë nuk bëhet fjalë për thyerjen e standarteve të vendosura nga qeveria demokratike. Bëhet fjalë për fshehjen e një krimi që është po aq i rëndë sa vetë krimi. Në pritje të Ministrisë për të reaguar duhet të kuptojmë që spektakli i ofruar në televizor me inspektimet tatimore është gënjeshtra që mbulon malin e madh të korrupsionit”, shprehet demokratja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat