Mësohet shkaku i vdekjes së Gjergj Xhuvanit dhe si e mori vesh gruaja e vajza e tij lajmin e hidhur

Shqipëria

Mësohet shkaku i vdekjes së Gjergj Xhuvanit dhe si e mori vesh gruaja e vajza e tij lajmin e hidhur

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 17:35
Gjergj Xhuvani dhe Luiza Xhuvani

Ditën e sotme u nda nga jeta në moshën 56 vjeçare regjisori i njohur Gjergj Xhuvani.

Neësbomb.al mëson se regjisori ka vuajtur prej kohësh nga diabeti dhe mëngjesin e sotëm ka pësuar një arrest kardiak.

Mësohet se Xhuvani ndodhej në Romë duke xhiruar filmin e ri ‘Liqeni im’, një bashkëproduksion italiano-shqiptar.

Ndërkohë burime për Newsbomb.al bëjnë me dije bashkëshortja e tij, aktorja Luiza Xhuvani me vajzën kanë qenë në bregdetin e Sarandës me pushime teksa kanë mësuar lajmin e hidhur. 

Me urgjencë nënë e bijë të tronditura janë nisur drejt Tiranës për t’u marrë menjëherë me proceduarat.

Ndarja nga jeta e regjisorit Xhuvani është një humbje e madhe për kinematografinë në Shqipëri dhe jo vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat