Femrat në Shqipëri më të prekura nga kolesteroli i lartë në gjak

Shqipëria

Femrat në Shqipëri më të prekura nga kolesteroli i lartë në gjak

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 07:55
Foto

Gjatë periudhës janar-korrik 30% e personave që kanë bërë analizën biokimike të gjakut kanë rezultuar me kolesterol të lartë në gjak, ku femrat janë më të prekura.

Fondi i Sigurimit  të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Shqipëri, thotë se me numrin më të lartë të kolesterolit në gjak kanë rezultuar vajzat e gratë me 65% dhe 35% janë meshkuj.

“Kontrolli Mjekësor Bazë. 30% e personave që kanë bërë analizën biokimike të gjakut, gjatë periudhës Janar-Korrik 2019, rezultojnë me LDL Cholesterol të lartë (mbi 160 mg/dl)

Nga këta, 35% janë meshkuj dhe 65% femra”, -thonë specialistët e FSDKSH.

Ndërkaq, grupmosha më e rrezikuar rezulton të jetë  51-60 vjeç me rreth 40% e ndjekur nga grupmosha 61-70 vjeç me 34%.

Dieta e pashëndetshme, mbipesha, mosha dhe trashëgimia janë faktorë rreziku për nivelin e lartë të kolesterolit në gjak.

“Kontrollo shëndetin pa pagesë. Parandalimi është më mirë se kurimi”, -bën apel Fondi i Sigurimit  të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat