Gjykata vendos: Burg pa afat për autorët e vrasjes së Florian Selimit

Shqipëria

Gjykata vendos: Burg pa afat për autorët e vrasjes së Florian Selimit

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 13:14
Foto

Gjykata e rrethit gjyqësor në Fier ka vendosur sot masën e sigurisë burg pa afat për Sadri Selacin dhe Kiri Mernicaj ,dy autorët e vrasjes së Florian Selimit.

Trupi i Florian Selimit është gjetur i hedhur në një kanal më 12 Gusht 2019 në “Kthesën e Hamilit “. Në trupin e viktimës ishin gjetur shenja të prerjeve me thikë nga të cilat ishte shkaktuar dhe vdekja.

I riu nga Tropoja kishte disa vite që jetonte në fshatin Sulaj të Fierit, fshat në të cilin banojnë edhe dy autorët e ngjarjes.

Trupi gjykues drejtohej nga gjyqtari Ergys Selmani dhe prokuror Hysen Ajsllari që ka kërkuar edhe masën e sigurisë arrest me burg për të pandehurit të cilët nuk e kanë pranuar akuzën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat