Turistët spanjollë sulmohen nga pronari i një lokali, u larguan sepse s’u pëlqeu shërbimi

Shqipëria

Turistët spanjollë sulmohen nga pronari i një lokali, u larguan sepse s’u pëlqeu shërbimi

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 16:13
Sarandë

Një furgon me turistë spanjollë është sulmuar në Borsh, të Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje, ku mësohet se turistëve spanjollë nuk i ka pëlqyer shërbimi në një lokal dhe kanë tentuar të largohen.

Paraprakisht bëhet e ditur se furgoni i turistëve është ndjekur nga pronarët e lokalit, të cilët kanë goditur me grushte turistët dhe drejtuesin e mjetit.

Më pas kanë nxjerre armë të ftohta dhe kanë tentuar t’i godasin. Ata kane thyer xhamin e furgonit, i cili ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes.

Sipas Ora news furgoni ka arritur të largohet deri në vendin e quajtur Volloder ku është pikasur nga një furgon i FNSH, i cili ka dhënë ndihmën e parë.

Forca të shumta të policisë së Himarës, Sarandës dhe FNSH janë vënë në ndjekje të autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat