Gushti i frikshëm i aksidenteve/ Vetëm në 1 javë, 131 përplasje mjetesh me viktima dhe të plagosur

Shqipëria

Gushti i frikshëm i aksidenteve/ Vetëm në 1 javë, 131 përplasje mjetesh me viktima dhe të plagosur

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Gushti regjistron shifra të frikshme të aksidenteve rrugore. Kur kanë kaluar vetëm 15 ditë nga muaji i nxehtë, janë regjistruar 159 aksidente ndërkohë që java e dytë thyen rekord.

“Janë 159 aksidente në dy javë, por vetëm nga data 5 deri në 11 gusht janë shënuar 131 aksidente. Është gati 150% shtimi i numrit të aksidenteve në muajin gusht,” deklaroi Skënder Brataj, drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.

Muaji gusht shënon gjithmonë numrin  më të lartë të turistëve si të huaj e vendas dhe po kështu edhe numrin më të lartë të automjeteve që qarkullojnë. Kreu i Urgjencës Kombëtare u bën thirrje të gjithë atyre që drejtojnë automjetet të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të heqin dorë nga disa vese alla shqiptare në timon

“Është e pafalshme që fëmija të mbahet në sendiljen e parë me një nga prindërit, të mbahet i palidhur pasi e kemi shpjeguar disa herë, që fëmija është i pazhvilluar dhe po nuk pati rripin e sigurimit, gjëja e parë që i dëmtohet është koka që i shkon te xhami,” shpjegoi ndër të tjera Brataj.

Vetëm në 13 gusht janë regjistruar 16 aksidente, ndaj autoritetet bëjnë kujdes që përveç shmangies së udhëtimit në temperatura të larta, mos udhëtoni kur nuk keni bërë gjumë të mirë apo keni konsumuar alkool. Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti janë shënuar 2500 aksidente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat