Pamjet, rradhë kilometrike në aksin Thumanë- Fushë Krujë

Shqipëria

Pamjet, rradhë kilometrike në aksin Thumanë- Fushë Krujë

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Në aksin e rrugës nacionale nga Thumana deri në Fushë Krujë, qarkullimi është vështirësuar nga trafiku i rënduar.

Prej disa orësh, radhët e automjeteve janë kilometrike. Për afro një muaj, lëvizja në këtë aks rrugor është kthyer në makth për drejtuesit e automjeteve.

Kjo situtatë pritet të vijojë deri në fund të gushtit, që përkon me largimin e emigrantëve dhe të pushuesve nga vendet fqinje që i janë drejtuar bregdetit shqiptar për sezonin e verës.

Shumë drejtues të nervozuar nga pritja e gjatë në radhë, thyejnë rregullat e qarkullimit, duke dalë nga vargu e duke sjellë përkeqësim të trafikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat