Basha: Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm - Bota Sot
Basha: Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm

Shqipëria

Basha: Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 11:13
Lulzim Basha

​Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha ka thënë se Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare.

Sipas Bashës, gjatë regjimit të Ramës, Shqipëria u kthye në parajsën e krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe korrupsionit.

Postimi i plotë i Bashës:

Krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë, një trafikant i dënuar droge që ka fshehur të kaluarën e tij.

Por është Edi Rama ai që futi në politikë dhe zyrat e shtetit dhe i bëri deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës.

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare!

Gjatë regjimit të tij, Shqipëria u kthye në parajsën e krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe korrupsionit.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...