Ndarja nga jeta e gazetarit Baxhakut, Rama: Iku një njeri i mirë i gazetarisë - Bota Sot
Ndarja nga jeta e gazetarit Baxhakut, Rama: Iku një njeri i mirë i gazetarisë

Shqipëria

Ndarja nga jeta e gazetarit Baxhakut, Rama: Iku një njeri i mirë i gazetarisë

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 20:50
Edi Rama

Kryeministri Rama ka shkruar për ndarjen nga jeta të gazetarit, Fatos Baxhaku.

Duke sjellë në vëmendje edhe lajmin e hidhur të vdekjes së regjisorit Gjergj Xhuvani, Kryeministri shkruan se këtë herë humbi një tjetër mik i mirë, një gazetar i mirë.

"E pabesueshme, por fatkeqësisht jeta është edhe kjo, pa u zbutur një fije pikëllimi për Gjergj Xhuvanin, një tjetër mik i kohëve të vjetra, Fatos Baxhaku, njeri i mirë i librave e i gazetarisë së sojit më të mirë, që jetoi me një kuriozitet fëminor për natyrën njerëzore dhe me një dashuri pa zhurmë për brendinë e këtij vendi, sot e humbi betejën me sëmundjen cfilitëse…

Lamtumirë Baxhak”, shkruan Rama.

Gazetari ndërroi jetë ditën e sotme pas një sëmundjeje, ndërsa po kurohej në QSUT.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...