Tre punëtorët e plagosur nga rënia e skelës në rrugën e Elbasanit i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, pasi kanë pësuar dëmtime të shumta në gjymtyrë dhe në pjesën e kokës.
Ora news mëson se aktualisht gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar.
Të plagosur nga aksidenti në punë mbetën Genti Bardhi, Altin Marku dhe Euglidios Lika.
Për ngjarjen Inspektorati i Punës ka nisur një hetim për zbardhjen e ngjarjes. Edhe pse zyrtarisht nuk bëhet e ditur, dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur nga pakujdesia.
Nga ngjarja humbën jetën dy punëtorë, Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra.