Përfaqësuesi i familjes spanjolle pas incidentit: Ne do të kthehemi përsëri në Shqipëri për ta njohur më mirë vendin - Bota Sot
Përfaqësuesi i familjes spanjolle pas incidentit: Ne do të kthehemi përsëri në Shqipëri për ta njohur më mirë vendin

Shqipëria

Përfaqësuesi i familjes spanjolle pas incidentit: Ne do të kthehemi përsëri në Shqipëri për ta njohur më mirë vendin

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 18:05
Përfaqësuesi i familjes spanjolle

Pronari i një restoranti në Porto Palermo, i cili një ditë më parë sulmoi dhe kanosi një grup turistësh spanjollë që nuk preferuan të drekojnë në lokalin e tij, u vu në pranga nga policia e Sarandës.

Në bisedën me vetë turistët, ministri i Turizmit, Blendi Klosi kërkoi ndjesë për incidentin.

Megjithatë, edhe pse situata e kaluar një ditë më parë ishte e sikletshme familja spanjolle, vlerësoi gatishmërinë e policisë për ndërhyrjen dhe siguruan se do të kthehen sërish në Shqipëri për ta njohur atë më mirë.

“Ne do të kthehemi përsëri për ta njohur më mirë vendin.  Njohim shumë njerëz të mirë këtu mes tyre edhe shoferi dhe guida tonë që bënë çmos për të na shpëtuar. Faleminderit guidës, faleminderit qeverisë që u kujdes për ne”.

Veç turistëve 51- vjeçari ka dëmtuar edhe furgonin e guidës. Mbi të tashmë rëndojnë akuzat e kanosjes dhe shkatërrimit të pronës. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...