Autoritetet e kuptojnë vonë, shqiptarët arratisen nga burgu grek

Shqipëria

Autoritetet e kuptojnë vonë, shqiptarët arratisen nga burgu grek

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 20:29
Foto ilustrim

Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu grek i Kasandrës. Mësohet se një prej të arratisurve kishte dalë me leje dhe nuk ishte kthyer më.

Sipas autoriteteve helene, 34-vjeçari që kishte marrë leje ishte i dënuar me 10 vjet burg. Ndërkaq, shqiptari tjetër nuk u paraqit në numërimin e përditshëm.

Ndërkohë, policia greke ka  ndërmarrë një operacion masiv për gjetjen dhe arrestimin e dy shqiptarëve të arratisur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat