Informaliteti/ Plani i qeverisë, në shtator të gjitha ndërtimet në “skaner” - Bota Sot
Informaliteti/ Plani i qeverisë, në shtator të gjitha ndërtimet në “skaner”

Shqipëria

Informaliteti/ Plani i qeverisë, në shtator të gjitha ndërtimet në “skaner”

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 06:37
Foto ilustrim

Informaliteti në muajin Gusht do të godasë mallrat e akcizës, në shtator aksioni vijon me ndërtimet.

Pas karburanteve, në fokus të fushatës kundër informalitetit këto ditë janë vënë produktet e tjera të akcizës.

Këtë të shtunë raportohet se strukturat e hetimit doganor kanë gjobitur me 150 mijë euro një biznes që tregtonte kafe pa akcizë në Vorë.

Detyrimi i munguar i akcizës është rreth 4.6 milionë lekë dhe penaliteti i aplikuar për këtë detyrim të munguar është 13.8 milionë lekë, duke e çuar në total detyrimin që duhet të paguajë subjekti në vlerën e 18.4 milionë euro.

Nga kontrollet e autoriteteve në kuadër të luftës kundër informalitetit rezulton se informaliteti është i lartë tek bizneset që tregtojnë produkte të akcizës si karburanti, pijet alkoolike, kafja apo cigarja.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Arlind Gjokuta paralajmëroi se në fokus të kontrolleve janë subjektet e mëdha.

“ Fokusi kryesor ka qenë te produktet e karburantit, por nuk janë lënë pas dore edhe produktet e tjera siç janë pijet alkoolike, kafja apo duhani.”

“Plani është i ndarë sipas produkteve dhe përsa i përket pijeve alkoolike, fokusi kryesor gjatë këtij muaji ka qenë te produkti i birrës dhe do të vazhdojë të jetë aty. Të gjithë strukturat tona janë fokusuar si në fabrikat e prodhimit të birrës, ashtu edhe te magazinat fiskale të stokimit”, u shpreh Gjokuta.

Në muajin shtator, plani operacional kundër informalitetit do të ketë në fokus të kontrolleve edhe sektorin e ndërtimit.

“Është shumë e rëndësishme që biznesi të kuptojë që ky nuk është një aksion. Ky është një Plan, i cili do të vijojë përgjatë gjithë kohës dhe gjatë gjithë muajve,” u shpreh Ministrja Denaj.

Ky aksion po mbështetet fuqishëm edhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili thuajse çdo ditë bën publike rezultate konkrete të bizneseve që tentojnë të fshehin të ardhurat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...