Djali ju vra në derë të shtëpisë, flet nëna e Majollarit mes lotësh

Shqipëria

Djali ju vra në derë të shtëpisë, flet nëna e Majollarit mes lotësh

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 14:39
Naile Nela

Për Naile Nelën, vrasësi i djalit të saj Mario Majollarit, është ai që gjykata i pushoi çështjen, Kastriot Gjuzi. Teksa fshin lotët e shtrëngon duart, Naile Nela akuzon policinë e prokurorinë se ka fshirë çdo provë që fajësonte Gjuzin në krim.

“Që është Kastriot Gjuzi, ajo dihet. Ishte vetë policia që nxori emrin e këtij. I at ii Marios ka bërë dy vrasje, mund të ishte edhe pala tjetër. Pse ishte pikërisht emri i këtij që doli? Sepse ishin provar. Dhe është po kjo polici që i fshiu të gjitha provat, i fshiu të gjithë dosjen. Dosja është e bardhë. Unë kam dosjenn që kanë bërë hetimin dhe janë shumë gjëra që prokuroria nuk i ka zbardhur aty. Është një polici që ka shkuar, që ka deponuar aty, janë shenjat e gishtërinjve të Rigersit e të Kastriotit bashkë, janë dëshmitë e komshinjve dhe nuk janë marrë asnjë për bazë", shprehet ajo.

Edhe pse tashmë nuk ka më besim te drejtësia, Naile Nela shprehet se çështjen do ta çojë deri në Gjykatën e Lartë, pasi Apeli la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë që çështja për Kastriot Gjuzin të pushohet për mungesë provash.

“Sa të kem frymë e sat ë kem jetë nuk do ta lë mbrapa këtë gjë. Sepse djali im ishte i pafajshëm. Djali im u vra prapa kurrizit. Sepse e dinin që tek familja ime nuk kishin aq forcë si të bësh vetëgjyqësinë, si dhe nga instancat shtetërore. Nuk kam tek drejtësia besim. Deri më sot nuk kam. Të shikoj tek e Larta sa mund të eci, por më ka humbur besimi”, thotë Naile Nela për Report Tv.

Pak javë më parë, thotë Nailja, pjesëtarë të fisit Gjuzi kanë kërcënuar me jetë edhe bashkëshortin e motrës së saj, denoncim i cili është depozituar në komisariatin numër 4.

“Ai është provokuar dhe është kërcënuar. Biles ka bërë edhe një denoncim tek rajoni 4 për mbrojtje dhe policia nuk i ka vënë mbrojtje, thjesht i kanë thënë nuk na duket aq e rrezikshme. Policisë i duket e rrezikshme vetëm kur shkon në Tufinë”, u shpreh Nela.

Marjo Majollari u vra mbrëmjen e 10 Prillit të 2018-ës pranë pallatit ku ai banonte. Pas ngjarjes policia tha se shkak ishte gjakmarrja, pasi babai i tij, Avni Majollari tashmë i dënuar me burgim të përjetshëm, në vitin 2000 vrau Armando Nelën e Ilir Gjuzin, vëllain e Kastriot Gjuzit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat