Klosi: Ndryshojmë rregullat e lojës. Kontroll agjencive që i sjellin dhe menaxhojnë turistët e huaj në vend

Shqipëria

Klosi: Ndryshojmë rregullat e lojës. Kontroll agjencive që i sjellin dhe menaxhojnë turistët e huaj në vend

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 21:05
Blendi Klosi

Kjo e hënë ka shënuar turistin e 1 miliontë që ka hyrë në vendin tonë, për muajin gusht, duke shënuar 16 % më shumë turistë të huaj se gushti i vitit të kaluar.

Por incidenti me turistët spanjolle duket se është një këmbane e fortë për t’a parë turizmin jo vetëm si burim të ardhurash por edhe për të rritur standartet.

“Ka ardhur koha të ndryshojmë rregullat lojës. Nuk mund të operojmë me të njëjtat rregulla të 5 viteve më parë nuk mundet që ai që ka një restorant të ofrojë dhe plazhin të ofrojë dhe guidën. Duhet ndarë kush bën, çfarë?”, shprehet ministri i turizmit, Blendi Klosi.

Në Shqipëri janë të licensuar 200 operatorë turistike por kjo nuk mjafton.

“Duhen kontrolluar agjencitë që i sjellin në Shqipëri duhen kontrolluar ata që i menaxhojnë turistët në Shqipëri”, shprehet Klosi.

Por Ministri i Turizmit nuk e sheh rritjen e standarteve vetëm si përgjegjësi të ministrisë që ai drejton pasi kërkon dhe ndërgjegjësimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat