Socialistët me sytë nga Kodi Zgjedhor i cili nxjerr jashtë “loje” Presidentin - Bota Sot
Socialistët me sytë nga Kodi Zgjedhor i cili nxjerr jashtë “loje” Presidentin

Shqipëria

Socialistët me sytë nga Kodi Zgjedhor i cili nxjerr jashtë “loje” Presidentin

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 22:12
Ilustrim

Bastioni i fundit i demokratëve tashmë zyrtarisht ka 51 këshilltarë të ri bashkiak të zgjedhur nga votimet e 30 qershorit.

Pas kostituimit, të majtët zgjodhën Brisela Kadiun kryetare të Këshillit me 48 vota si dhe 3 nënkryetarë Terez Brixha, Arvit Tosja dhe Suada Selimi.

Para konstituimit RTV ORA mësoi nga burimet se emri i zonjës Kadiu ishte një porosi e ardhur direkt nga zyra e kryeministrit Edi Rama, i cili sipas këtyre burimeve ka kërcënuar me largim nga PS ata që do nuk do ta votojnë.

Pas tërheqjes së socialistit Valdrin Pjetrit, në zyrën e Bashkisë vijon të qëndrojë Voltana Ademi, të cilës i mbaron mandati ditën e martë.

Kryetarja e re e Këshillit pas marrjes së detyrës ka deklaruar se do të informojë institucionet për vakancën.

Por për këtë çështje ekspertët nahen në dy qëndrime. Neni 160 pika 1 shkronja a i Kodit Zgjedhor sqaron se KQZ me kërkesë të subjekteve zgjedhore,  i shpall zgjedhjet të pavlefshme në një apo më shumë qendra votimi, në rast se kanë ndodhur shkelje të ligjit, të cilat kanë cënuar rëndë procesin zgjedhor.

Ndërsa neni 161 pika 6 përcakton se vendimi për caktimin e datës për përsëritjen e zgjedhjeve merret nga KQZ-ja me përfundimin e procedurave ankimore.

Përsëritja e zgjedhjeve zhvillohet jo më vonë se 4 javë nga data e vendimit.

Me anë të kësaj dispozite ligjore socialistët nxjerrin jashtë loje Presidentin e Republikës, i cili ka deklaruar se nuk do të dekretojë datë të re zgjedhjesh për Shkodrën, duke ju referuar 13 tetorit si data e vetme kushtetuese për votimet  lokale.

Një tjetër pikë është dhe përcaktimi kushtetues sipas të cilit Presidenti përcakton datën e zgjedhjeve.

Por ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, me anë të një statusi në facebook, i cili ka sqaruar se për rastin e Pjetrit, socialistët kanë vendosur prioritet zbatimin e ligjit.

Për këtë arsye Balla u bën thirrje institucioneve të ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji që të marrin përgjegjësitë që ju takojnë për t’i dhënë zgjidhje situatës së krijuar në Shkodër.

Balla: Sot shkodranët kanë “kuvendin” e tyre të ri lokal, të përbërë nga 51 këshilltarë bashkiakë të zgjedhur në Zgjedhjet Vendore të 30 Qershorit. Duke i uruar Këshillit të ri bashkiak urime në punën e tij shumë të rëndësishme, Partia Socialiste i shpreh ndjesë komunitetit te nderuar të Bashkisë së Shkodrës për situatën e krijuar pas dorëheqjes se detyrueshme te Kryetarit te zgjedhur te Bashkise, por si ne çdo rast ne qendruam përtej çdo interesi partiak, politik apo individual, vetëm në anën e ligjit dhe të interesit publik.

Si në çdo rast, kur mes palëve politike përfshihen institucionet ligjzbatuese dhe kur bëhet fjalë për raportin e individit me ligjin, Partia Socialiste nuk investohet në asnjë debat. Ligji është i barabarte për të gjithë dhe ai vetëm duhet zbatuar nga kushdo,

Në lidhje me kompetencën e Këshillit Bashkiak në raport me Kryetarin e Bashkisë, në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak u konstatua fakti i mosparaqitjes se fituesit si Kryetar Bashkie Shkodër në zgjedhjet e datës 30 qershor 2019, Z. Valdrin Pjetri për të bërë betimin në përputhje me ligjin. Sa më sipër, institucionet e ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji duhet të marrin përgjegjësitë që ju takojnë në situatën e krijuar

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...