Ky është biznesmeni spanjoll, me 310 milionë euro pasuri, që u sulmua nga Kokëdhima

Shqipëria

Ky është biznesmeni spanjoll, me 310 milionë euro pasuri, që u sulmua nga Kokëdhima

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 23:47

Video e Mihal Kokëdhimës që terrorizoi pushuesit spanjollë duke qëndruar i varur mbi kofanon e një makine, ka bërë tashmë xhiron e botës.

Sigurisht që janë mediat spanjolle ato të cilat i kanë kushtuar më shumë rëndësi. E pikërisht këto media kanë zbuluar edhe kush është familja spanjolle që u terrorizua nga Mihal Kokëdhima.

Bëhet fjalë për biznesmenin Eugenio Galdon 69 vjeç, një ndër njerëzit më të pasur të botës. Ai është themelues i “ONO”, kompani spanjolle telekomunikacioni.

Kjo kompani u shit në vitin 2015 për 7.2 miliardë euro. Vite më parë, Eugenio Galdon ka qenë shef kabineti i ish-Kryeministrit spanjoll Adolfo Suarez, si dhe drejtor në grupet mediatike Prisa dhe COPE.

Sipas gazetës spanjolle ‘Expansión’, pasuria e Galdon përllogaritet 310 milionë Euro për vitin 2019. Aktualisht, Eugenio Galdon është nëndrejtor ekzekutiv i bankës ‘Morgan Stanley’ në Quebec të Kanadasë. Ai është gjithashtu themelues dhe aksioner kryesor i grupit spanjoll ‘Multitel’, kompania në fushën e telekomunikacionit.

Miliarderi spanjoll ndodhej për pushime në Shqipëri së bashku me familjen e tij. Një ditë pas incidentit me Mihal Kokëdhimën, ministri i Turizmit Blendi Klosi takoi personalisht turistët spanjollë dhe u kërkoi falje për episodin e ndodhur.

Ngjarja nisi më 15 Gusht në lokalin “Panorma” të Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo, kur turistët dhe shoqëruesit e tyre shqiptarë u larguan pasi nuk ishin të kënaqur me shërbimin.

Pronari Mihal Kokëdhima i ndoqi nga pas dhe theu xhamin e furgonit të tyre. Për rreth 5 kilometra, ai qëndroi i varur mbi kofanon e makinës në lëvizje. Pas disa minutash tmerri, Mihal Kokëdhima u arrestua nga policia dhe gjykata e ka lënë në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat