Gazeta gjermane ‘Bild’ do publikojë përgjime të tjera dhe më të rënda

Shqipëria

Gazeta gjermane ‘Bild’ do publikojë përgjime të tjera dhe më të rënda

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 10:16
Basir Çollaku

Gazetari Basir Çollaku deklaron se gazeta “Bild” do të publikojë të tjera përgjime nga dosja 339 dhe 184 në ditët në vijim.

Duke folur për një media shqiptare në SHBA, Nova Media, ai deklaroi se ato qe pritet te dalin, janë edhe më e rëndë se ato qe kemi pare deri tani.

“Unë kam bashkëpunuar me koleget e gazetës gjermane Bild për një sasi të konsiderueshme ngjarjesh që ata po hulumtonin në Shqipëri. Janë publikuar një numër i konsiderueshëm përgjimesh. Në dijeninë time, pa e dekonspiruar dhe pa e dëmtuar punën e kolegëve gjerman, ka të tjera përgjime. Ka serish përgjime te tjera dhe do te dalin dhe ajo çfarë pritet te dale prej tyre është edhe më e rëndë se ajo çka ka dalë deri tani. Ajo çfarë kolegët gjermanë e kanë thënë hapur se nuk tërhiqen nga çfarëdo lloj rrethane përballë profesionit të tyre”, konfirmoi Çollaku.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat