Tre avionë ushtarakë F16, stërvitje në qiellin shqiptar - Bota Sot
Tre avionë ushtarakë F16, stërvitje në qiellin shqiptar

Shqipëria

Tre avionë ushtarakë F16, stërvitje në qiellin shqiptar

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 16:17
Foto

Në kuadër të realizimit të misionit të Policimit Ajror, në Hapësirën Ajrore të Republikës së Shqipërisë, u zhvillua këtë të martë fluturimi stërvitor “Tango Scramble”, me tre avionë ushtarakë Tip F16.

Fluturimi u krye në bashkëpunim me CAOC – Torrejon, Spanjë nga pala greke.

Qëllimi i kësaj stërvitje ishte standartizimi i veprimeve luftarake të formacioneve fluturuese për zgjidhjen e situatave të ndryshme sipas skenarëve të paracaktuar.

Forca Ajrore nëpërmjet Qendrës së Kontroll Raportimit realizoi koordinimin me strukturat e NATO-s, nëpërmjet bashkëpunimit me CAOC – Torrejon, Spanjë, me Albcontrol dhe me palën pjesëmarrëse në këtë stërvitje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...