Rama: Genti Kame, pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar në vend të gërmadhës

Shqipëria

Rama: Genti Kame, pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar në vend të gërmadhës

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 18:51
Genti Kame

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka ardhur me një tjetër reagim në rrjetin e tij social “Facebook”, në lidhje me rindërtimin e Teatrit të ri Kombëtar dhe bashkangjitur në këtë postim ai sjell dhe reagimin e aktorit dhe regjizorit, Genti Kame.

Kryeministri Edi Rama thotë në postimin e tij se:

“Aktori dhe regjizori Genti Kame, i shkolluar në Francë dhe me një karrierën artistike mes Tiranës, Parisit e Romës, ka shprehur qartë pse duhet një Teatër i ri Kombëtar në vend të gërmadhës, që prej kaq kohësh ka humbur funksionet e saj.”

Si dhe bashkangjitur në këtë postim ai citon edhe reagimin nga Genti Kame, i cili shkruan:

“Pse duan këta njerëz ta lënë qytetin pa një teatër të vërtetë? Ç’interesa ekonomike dhe politike kanë? Si mundet të mbrosh një institucion si vend i shenjtë, kur njerëzit që e ndërtuan, e zhvilluan dhe e bënë të shenjtë i denigrojnë, shajnë, shpifin për ta në mënyrë të ulët ? Çfarë muresh të shenjta mbrojnë këta pseudo, kur përdhosin ikonat? Një farsë qesharake që tregon edhe njëherë se kauzat e mëdha nuk mund të mbrohen nga njerëz të vegjël, që tregon se artistët e vërtetë janë të rrallë dhe se ata gjenden në të shumtën e rasteve në pjesën e heshtur dhe punëtorë. Kunati im, arkitekti francez me banim në Suedi, Philippe d’Aboville, më telefonoi i emocionuar që në Tiranë, arkitekti më i mirë sot në botë, projektoka Teatrin Kombëtar të qytetit tim. Kjo duhet të na gëzojë! Po flitet për ne, për mirë. Lëreni Tiranën ta ketë. Lërini qytetet moderne të shkojnë drejt lartësive.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat