A po gënjen Edi Rama për turistin e 1 milion’të në Shqipëri?

Shqipëria

A po gënjen Edi Rama për turistin e 1 milion’të në Shqipëri?

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 21:02
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë e ka bërë share një shkrim duke treguar se si një vajzë e një familje nga Austria është turisti i 1 milion’të që ka ardhur në Shqipëri për pushime.

Është pak e pabesueshme një informatë e tillë, kur dihet që 999.999 turistët e tjerë janë nga Kosova.  Apo ndoshta Edi Ramës nuk i leverdis t’i promovojë ata që vijnë nga Kosova

I duhej më patjetër të gjente dikë që nuk e kishte emrin “Kadri” për ta promovuar.

“Shifra rekord e turistëve në regjistrin e pashaportave të huaja gjatë gushtit, i cakoi Luisës, njërës prej dy vajzave të familjes Forster nga Austria, të cilën kur hyri sot në Portin e Sarandës, sq bashku me motrën dhe prindërit, e priti një surprizë e këndshme”, ka shkruar Rama në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat