Pamjet me dron nga ku po prishet restoranti i njeriut që sulmoi turistët spanjollë

Shqipëria

Pamjet me dron nga ku po prishet restoranti i njeriut që sulmoi turistët spanjollë

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 11:46
Prishja e restorantit të Mihal Kokëdhimës,

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit të Shqipërisë ka nisur që prej orës 07:00 të ditës së sotme prishjen e lokalit te Mihal Kokëdhima në Porto Palermo.

Siç raportojnë mediat shqiptare, Kokëdhima u bë i njohur pas skandalit me sulmin ndaj turistëve spanjollë dhe tashmë aktualisht po qëndron në burg.

Po sipas mediave, gjatë kontrolleve që autoritetet shqiptare bënë në lokalin e Kokëdhimës u konstatua se restoranti në një sipërfaqe prej 2 mijë metra katrorë i vendosur buzëdetit ishte pa leje.

Forca të shumta policie shkuan në mbështetje të Inspektorati Kombëtar gjatë këtij aksioni ku për momentin nuk është shënuar asnjë incident.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje me dron nga Porto Palermo, ku po prishet restoranti i Mihal Kokëdhimës.

Siç shkruan oranews.tv, operacioni nisi mëngjesin e sotëm dhe sipas IKMT do vijojë dhe me objektet e tjera pa leje në gjithë vijën bregdetare te vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat