Vizë turistike në SHBA? Ambasada ka disa këshilla për përfituesit

Shqipëria

Vizë turistike në SHBA? Ambasada ka disa këshilla për përfituesit

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 11:10
Ambasada Amerikane në Tiranë

Ambasada Amerikane në Tiranë këshillon të gjithë përfituesit e vizës turistike për në Amerikë, të zbatojnë si duhet rregullat gjatë udhëtimit.

Përmes një postimi në facebook, Ambasada Amerikane në Tiranë këshillon të gjithë përfituesit e vizës turistike për në Amerikë, të zbatojnë si duhet rregullat gjatë udhëtimit.

“Vizat turistike janë për një udhëtim të shkurtër në Shtetet e Bashkuara, me të nuk mund të punosh apo të studiosh” – thuhet në postimin e ambasadës, në të cilin ftohen të gjithë përfituesit e vizës amerikane turistike të ngrenë pyetjet e tyre për cdo paqartësi.

“Sigurohuni që të ndiqni rregullat e vizës tuaj kur të udhëtoni për në Shtetet e Bashkuara. Nëse keni pyetje se çfarë lejohet ose jo me vizën tuaj, më pyesni mua! Është gjithmonë kënaqësi për mua t’ju ndihmoj. #pyetanen” thuhet më tej në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat