Situata nga zjarret, Meta: Masa emergjente

Shqipëria

Situata nga zjarret, Meta: Masa emergjente

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 17:20
Foto

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaron se është duke ndjekur me shumë shqetësim situatën aktuale të shkaktuar nga përhapja masive e zjarreve në disa qarqe të vendit, veçanërisht në Gjirokastër dhe Lezhë.

Në një reagim të Presidencës thuhet: “Presidenti Meta inkurajon personelin e Forcave të Armatosura dhe të Ministrisë së Brendshme, njësitë e Emergjencave Civile, si dhe drejtuesit e pushtetit vendor në këto qarqe, për marrjen e menjëhershme të të gjitha masave efektive të emergjencës, për të neutralizuar vatrat e zjarrit dhe për t’iu ndodhur pranë qytetarëve të cilët mund të rrezikohen nga përhapja masive e tyre.”

Duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, presidenti Meta “u bën thirrje dhe nxit institucionalisht autoritetet qendrore e vendore, për koordinimin në kohë, me qëllimin përballimin me efektivitet të situatës, për t’u ardhur në ndihmë zonave të prekura nga zjarret, veçanërisht për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve.”

Zjarre masive kanë përfshirë sot malin e Shëndëllisë dhe malin në Shëngjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat