Shëngjin/ Vijon fikja e zjarrit, flakët shumë pranë banesave

Shqipëria

Shëngjin/ Vijon fikja e zjarrit, flakët shumë pranë banesave

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 20:54
Shëngjin

Vazhdon procesi i shuarjes së zjarrit në malin me pisha, Shëngjin, në një kohë kur flakët gjenden shumë pranë banesave.

Zjarri masiv, i shkaktuar afër portit të Shëngjinit po mbahet nën kontroll nga zjarrëfikësit dhe forcat e ushtrisë.

Siç mund ta shihni nga videoja, çka po e vonon shuarjen e zjarrit, që ra një natë më parë është terreni i vështirë dhe era.

Aktualisht, tymi ka mbuluar mbarë zonën në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat