Festa e Teto Ollgës, promovimi i turizmit në fshatin Tushemisht

Shqipëria

Festa e Teto Ollgës, promovimi i turizmit në fshatin Tushemisht

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 15:24
Ilustrim

Tushemishti, fshati turistik buzë liqenit të Ohrit, i cili ka jetësuar aktoren Violeta Manushi me personazhin e Teto Ollgës ka sjellë një festë lokale të veçantë përmes elementeve tradicionale të zonës.

Panairi i artizanes shoqëruar edhe me gatime tradicionale krah shtatores së personazhit te njohur ka gjallëruar fshatin të cilit në verë i shumëfishohen vizitorët. Festa e Teto Ollgës e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës.

Për organizatorët aktivitetet e tilla mbeten të rëndësishme per zhvillimin e turizmit dhe promovimin e traditave.

Kanë qenë të shumtë vizitorët e turistët të cilët kanë zgjedhur Tushemishtin dhe festën lokale të Teto Ollgës. Per pushuesit shtatorja e teto Ollgës mbetet një atraksion i rëndësishëm.

Të pranishëm në festë kanë qenë edhe kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli dhe ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, për të cilët kjo mbetet një festë e rëndësishme e cila do të rritet vit pas citi duke u plotësuar edhe me komponerë të tjerë.

Tushemishti është një ndër fshatrat që i ka dhënë zhvillim turizmit në zonën e Pogradecit dhe që përzgjidhet sidomos në verë nga turistët e vizitorët e shumtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat