Detaje për shpërthimin në një karburant në Lezhë - Bota Sot
Detaje për shpërthimin në një karburant në Lezhë

Shqipëria

Detaje për shpërthimin në një karburant në Lezhë

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 11:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia në Shqipëri ka dhënë detaje për shpërthimin e një bombole gazi në një pompë të derivateve në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku si pasojë janë lënduar pesë persona, në mesin e të cilëve edhe dy vajza të mitura.

Sipas Policisë, nga hetimet paraprake, dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale dhe ka ndodhur nga një defekt teknik në sistemin e gazit.

Policia thotë se rasti ka ndodhur, rreth orës 22:10, në aksin rrugor Lezhë - Milot, në kryqëzim të Shënkollit, në një karburant, ka shpërthyer dhe ka marrë flakë një bombol gazi që shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve.

“Për pasojë janë lënduar 5 shtetas që ndodheshin në një mjet që po furnizohej me gaz, shtetasit B.B. vjeç 36, A.B. vjeç 33, D.B. vjeçe 33, 2 vajza të mitura 5 dhe 2 vjeçe dhe dy punonjës pranë karburantit, shtetasit N.P. vjeç 40 dhe P.L. vjeç 31, si dhe janë dëmtuar e djegur disa automjete që ndodheshin të parkuara. Shtetasit N.P. dhe B.B. ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar, ndërsa shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, forca të shumta policie dhe disa zjarrfikëse shkuan në vendngjarje, ku Zjarrfikëset bënë të mundur fikjen e plotë të zjarrit duke shmangur plotësisht rrezikun e përfshirjes nga flakët të depozitave të karburantit. Policia mori masa duke vendosur perimetrin e sigurisë e largimin e të gjithë qytetarëve nga perimetri i sigurisë, si dhe bllokimin e aksit rrugor duke i menaxhuar e drejtuar për në akse të tjera lëvizjeje”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, vazhdon puna për hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes nga specialistët dhe ekspertët përkatës, për përcaktimin e saktë të shkaqeve të saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...