Meta: Porositë e Nënë Terezës të na shërbejnë për të bërë gjithçka - Bota Sot
Meta: Porositë e Nënë Terezës të na shërbejnë për të bërë gjithçka

Shqipëria

Meta: Porositë e Nënë Terezës të na shërbejnë për të bërë gjithçka

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 11:08
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir  Meta, ka përkujtuar 109-vjetorin e lindjes së të madhes Nënë Tereza.

Sipas Kreut të Shtetit, Nënë Tereza është simbol shqiptar dhe botëror i humanizmit e solidaritetit njerëzor dhe shembull i jashtëzakonshëm i dashurisë e përkujdesjes së çdo nëne shqiptare.

Në mesazhin e tij në “Facebook”, Meta shkruan se urtësia dhe porositë e Shenjtore Terezës duhet të na shërbejnë si burim frymëzimi, që të gjithë së bashku, me shumë dashuri e përkushtim të bëjmë gjithçka duhet për këdo që ka nevojë për ndihmë, soldaritet e përkrahje sociale, për prosperitetin e begatinë e Shqipërisë.

“Në 109-vjetorin e lindjes së Shenjtores Nënë Tereza, simbolit shqiptar dhe botëror të humanizmit e solidaritetit njerëzor dhe shembullit të jashtëzakonshëm të dashurisë e përkujdesjes të çdo nëne shqiptare, ne përkujtojmë me nderim e respekt trashëgiminë e vyer të veprës së Saj humane e hyjnore të paharruar.

Urtësia dhe porositë e Shën Terezës le të na shërbejnë si burim frymëzimi, që të gjithë së bashku, me shumë dashuri e përkushtim të bëjmë gjithçka duhet për këdo që ka nevojë për ndihmë, soldaritet e përkrahje sociale, për prosperitetin e begatinë e Shqipërisë dhe të kombit tonë!”, shkruan Meta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...