Teatri Kombëtar, Rama citon aktorin Marin Orhanasi: Për mua duhet teatër i ri dhe dinjitoz

Shqipëria

Teatri Kombëtar, Rama citon aktorin Marin Orhanasi: Për mua duhet teatër i ri dhe dinjitoz

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 20:24
Edi Rama

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar sërish mbi ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar duke cituar fjalën e aktorit Marin Orhanasi.

“Marin Orhanasi është një nga aktorët më të talentuar të brezit të ri që i madh e i vogël sot e njeh dhe e duartroket me entuziazëm. Ai ka performuar mbi 30 premiera në Teatër e siç e shpreh dhe vetë, nuk ka lënë gozhdë e hekur pa shtrembëruar aty me kokën e tij. Ai numëron të ketë dhjetë lloje akrepash në atë godinë e madje duke qeshur tregon edhe për gjarpërinjtë që ishin mësuar t’ju kthenin përgjigje kur ai bashkë me Luftar Pajën u fishkëllenin?. Ja si e argumenton Marini nevojën për një Teatër të ri Kombëtar në vend të gërmadhës ekzistuese?”, shkruan Rama.

Më poshtë, gjendet deklarata e Orhanasit:

“Shyqyr o Zot që nuk ka rënë ende ai teatër e faleminderit që rezistoi deri tani. Por për mua duhet teatër i ri dhe dinjitoz. Se kush e bën nuk është kompetenca ime dhe nuk mendoj se artisti duhet të merret me këtë. Pse të mos e lë edhe unë emrin në një teatër të ri e modern? Ai teatër legjendar që është i tillë nuk u bë nga ndërtesa, është bërë nga emrat e aktorëve. Unë nisem nga logjika që do të jetë një sallë dinjitoze dhe që duhet një teatër i ri, kjo është e sigurt. Duhet të kuptoni, heronj nuk janë vetëm aktorët, janë edhe spektatorët, sepse ajo sallë as nuk ngrohet dot e as nuk ftohet dot. Ja pse sezoni i shfaqjeve është me ndërprerje, që nuk duhet të jetë kështu.
unë si Marin dua një të ri, sepse e di si është i vjetri dhe i njoh kushtet mjerane të tija,” përfundon aktori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat