Sherri i djemve në Durrës, reagon Spartak Braho

Shqipëria

Sherri i djemve në Durrës, reagon Spartak Braho

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 23:21
Spartak Braho

Deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka reaguar pas publikimit të sherrit që kishin pasur dy djemtë e tij në Durrës.

Braho shprehet se ngjarja ka qenë shumë banale dhe siaps tij ka qenë e provokuar. “E provokuar nga një mik i droguar dhe u armatosur i gjysh Berishës, e cila iu relatua policisë”, shprehet socialisti.

Ai e mohon se është takuar për sqarim me personat në fjalë ashtu siç thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.

“Një shpifje e zakonshme e qofte largut se unë jam takuar për sqarim me personat në fjalë. Denoncimi ndaj personit, që ka 7 vjet në kërkim për provokimin e bërë, ju bë organeve të policisë së shtetit”, përfundon Spartak Braho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat