Pandeli Majko: Qeveria shqiptare shpërndanë 11 mijë tekste shkollore falas në diasporë

Shqipëria

Pandeli Majko: Qeveria shqiptare shpërndanë 11 mijë tekste shkollore falas në diasporë

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 00:48
Pandeli Majko

Rreth 11 mijë tekste të gjuhës shqipe do t’u shpërndahen nxënësve dhe mësuesve shqiptarë që gjenden jashtë trojeve shqiptare.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko shprehet se, “për herë të parë që nga krijimi i saj në janar të këtij viti, Qendra e Botimeve për Diasporën ka përgatitur dhe po shpërndan paketën e teksteve shkollore për mësimdhënie në Diasporë”.

“Rreth 11.000 tekste të gjuhës shqipe do t’u shpërndahen nxënësve dhe mësuesve shqiptarë, që gjenden jashtë trojeve shqiptare”, tha Majko.

“Të gjitha tekstet janë falas dhe tërheqja e tyre do të bëhet në ambasadat shqiptare të vendeve përkatëse, sipas kërkesës së këtyre të fundit”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat