I nxehti afrikan në Shqipëri, temperatura të larta deri në fundin e javës

Shqipëria

I nxehti afrikan në Shqipëri, temperatura të larta deri në fundin e javës

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 17:38
Ilustrim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se në orët e para të mëngjesit moti mbi vendin tonë ka nisur i kthjellët ndërsa temperaturat në vlerat minimale regjistruan vlerat prej 15-25°C.

“Këto 3-4 ditët e fundit shumë prej jush kanë ndier një shqetësim si rezultat i temperaturave të larta për shkak së ato janë shoqëruar me masa ajrore tepër të lagështa.

Po e njëjta situatë do të vijoj deri në fund të ditës së sotme. Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë pas kthjellimeve do të ketë shtim të vranësirave mesatare ndërsa në relievet malore në kohë afatshkurtër deri të dendura”, njofton SHMU.

Në relievet kodrinore dhe malore në orët e nxehta të ditës do të ketë zhvillim të vranësirave vertikale të cilat do të shoqërohen me reshje shiu në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike.

Temperaturat në vlerat maksimale pritet të arrijnë vlerat nga 33-38°C por ndjesia reale do të jetë me 3-4 °C më shumë.

Ditët në vijim do të “kopjojnë” njëra-tjetrën me ndryshimin e vetëm rënien graduale të temperaturave (30-37°C) por ndjesia reale do të vijojë të jetë e lartë!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat