Telefonata që parandaloi vrasjen, kapet në flagrancë 20-vjeçari me automatik

Shqipëria

Telefonata që parandaloi vrasjen, kapet në flagrancë 20-vjeçari me automatik

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 14:19
Ilustrim

Parandalohet ne kohe nje krim ne nje fshat te Fierit. Policia ka nderhyre dhe ka ndaluar nje te ri 20-vjecar, qe me nje automatik po tentonte te vriste nje shtetas 53-vjecar. 

Ngjarja ka ndodhur kete mesdite ne fshatin Baltez. Policia nderhyri pas marrjes së telefonatës në numrin unik 112 se në kete fshat kishte konflikt me armë midis dy personave.

“Shtetasi D.V., 20 vjeç, banues në Baltëz, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri automatik shtetasin F.T., 53 vjeç”- njofton policia.

Pas marrjes së telefonatës në numrin unik 112 se në fshatin Baltëz kishte konflikt me armë midis dy personave, menjëherë Patrulla e Policisë ka shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë ka bërë parandalimin e një vrasjeje të mundshme.

Shtetasi D.V., 20 vjeç, banues në Baltëz, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri automatik shtetasin F.T., 53 vjeç.

Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit D.V., për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe 1 krëhër me 30 fishekë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat