Ekzekutimi i ish-policit, pista kryesore vrasje për hakmarrje

Shqipëria

Ekzekutimi i ish-policit, pista kryesore vrasje për hakmarrje

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 16:56
Santiago Malkos.

Policia dhe prokuroria nuk kanë ende një person të dyshuar si autor të vrasjes së 26 vjecarit Santiago Malkos. 

Nga ngjarja e cila ndodhi mbremjen e së martës rreth ores 22.20 minuta në nje rruge te populluar afer Xhamllkut kanë mbetur vetëm gjurmët e atentatit. 

Viktima mësohet se është qëllluar nga një automjet Benz ngjyre gri ku kanë qëne dy autorët e maskuar me kapucë. 

Sipas deshmitarëve njeri prej tyre ka qëlluar me breshëri automatiku ne drejtim te mjetit të 26 vjeçarit sapo ky i fundit doli nga lavazhi. 

Në pak sekonda viktima ka humbur kontrollin dhe mjeti është përplasur me murin e kompanisë aleat ndërkohë që në morinë e shumtë të plumbave, dy kanë qënë vdekjeprures për të riun duke e kapur ne organet jetesore. 

Viktima Santiago Malkaj, ka qenë efektiv policie për pak muaj ndërsa ishte larguar nga radhët e uniformave blu 5 vite me parë . 

Në polici ka shërbyer edhe bashkëshortja e tij edhe kjo e larguar ne vitin 2016. 

Pas atentatit policia ka shoqëruar disa persona të cilët pasi janë marre ne pyetje dhe më pas janë lënë të lire. 

Ne sitë për hetuesit është e kaluara e 26 vjeçarit i cili mësohet se ka qënë i përfshire në disa ngjarje, një prej te cilave e ndodhur ne ish bllok vitin e kaluar ku Malko është personi që ne video duket se tërheq viktimën. 

Pista kryesore e hetimit është ajo e vrasjes për hakmarrje për shkak të implikimit të 26-vjeçarit në disa ngjarje kriminale.

Dy automjetet e viktimës dhe autorëve janë dërguar në drejtorinë e policisë së Tiranës ku ekspertët janë duke i kqyrur për të gjetur gjurmë që mund ti ndihmojnë per drejt zbardhjes së ngjarjes. 

 Në automjetin e djegur autorët kanë lënë edhe armën e krimit. Ndërsa viktima mesohet se nuk kishte arme me vete por vetem celularin i cili është sekuestruar. 

 Gjithashtu ngjarja është fokusuar edhe nga kamerat e sigurisë se lavazhit por dhe të kompanisë Aleat por ekspertet kanë sekuetruar edhe kamerat përgjatë gjithë itinerarit që dyshohet se kanë pershkruar autorët apo edhe viktima per të zbardhur dinamikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat