Armë dhe kultivim kanabisi, në pranga 19 persona

Shqipëria

Armë dhe kultivim kanabisi, në pranga 19 persona

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 14:41
Foto

Ditën e sotme është bërë me dije nga Policia e Shtetit se është finalizuar Operacioni Policor antikanabis i koduar “Malësia e Krujës”.

Në pranga janë vënë 19 persona për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Operacioni është kryer nga Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Shërbimet e DVP Durrës, Forcën e Posaçme Opreacionale, FNSH dhe Komisariatin e Policisë Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë së Krujës.

Në funksion të dy procedimeve penale u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit:

A. L., 31 vjeç, banues në Mamurras;

M. Ll., 56 vjeç, banues në Mirditë;

L. D., 47 vjeç, banues në Borizanë, Krujë;

N. M., 28 vjeç, banues në Krujë;

M. K., 61 vjeç, banues në Brret, Krujë;

R. K., 56 vjeç, banues në Brret, Krujë;

E. K., 27 vjeç, banues në Brret, Krujë;

Xh. K., 53 vjeç, banues në Picrragë, Krujë;

L. Sh., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë;

K. Sh., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë;

A. M., 65 vjeç, banues në Krujë;

F. M., 28 vjeç, banues në Krujë;

K. L., 47 vjeç, banues në Cudhi, Krujë;

A. G., 35 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;

F. M., 41 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;

B. K., 31 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;

I. X., 42 vjeç, banues në Nojë, Krujë;

G. K., 36 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;

U bë ndalimi me iniciativë për shtetasin:

A. K., 30 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;

Gjithashtu, po në kuadër të dy procedimeve u bë shpallja në kërkim edhe e 7 shtetasve të tjerë, të përfshirë në veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike në zonën e pyllëzuar të fshatrave Shkretë, Mafsheq, Nojë, Qafë Shtamë, Picrragë, Brret, Borizanë të Bashkisë Krujë, ku në periudha të ndryshme, janë gjetur dhe asgjësuar kubikë të kultivuar me fara kanabis dhe fidanë të dyshuara narkotike Canabis Sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 33 aparate celulare dhe 1 armë zjarri pistoletë zhurmuese.

Matrialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat